
Loredana poston foton më të bukur të Mozzik nga Dubai
15 shkurt 2021
| 14:22
y reperët e njohur, Loredana Zefi dhe Mozzik, kanë zbuluar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale se kanë udhëtuar drejt Dubait, për të bërë disa ditë pushime.
Edhe pse nuk kanë publikuar ndonjë fotografi ku të shfaqen të dy bashkë, duket qartë se ata janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Madje Loredana ka postuar në “Instastory” edhe një foto që Mozzik e ka postuar në murin e “Instagram”-it. Reperi shfaqet së bashku me vajzën e tij, ndërkohë mami shkruan: “Foto e ditës”.
Edhe pse dyshja ende nuk ka deklaruar se janë bashkë zyrtarisht, fansat e tyre janë të bindur se ata po shijojnë lidhjen e tyre dhe janë mjaft të lumtur.