Lorenzo: Koha që Marquezi të tërhiqet nga MotoGP
Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ish-kampion bote në MotoGP, ka këshilluar patriotin e tij Marc Marquez (garon me Honda), që të tërhiqet nga garat.
Marquez ka vuajtur
shumë dy sezonet e fundit, ku rrëzimet e shpeshta, operacionet në shpatull dhe së
fundi problemet me shikimin kanë bërë që ai të mos jetë më pretendent për titull.
Lorenzo këshillon Marquezin të tërhiqet nga garat: “E dimë të gjithë se teknikisht ai është një fenomen, por dëmtimet e shpeshta në kaq shumë pjesë të trupit nuk të ndihmojnë aq fizikisht dhe as psikologjikisht. Pak nga pak ato probleme do të hyjnë edhe në mendjen e pilotit dhe do ta pengojnë edhe aty”.
“Marc është gati 30 vjeç. Nuk është më i ri. Në këtë moshë këto rrëzime nuk janë më të menaxhueshme si në moshën 20-vjeçare. Nuk e mohoj se Marc ka ambicie, por koha kalon për të gjithë. Mendoj se është koha që ai të tërhiqet”, ka deklaruar Lorenzo. Gjithsesi, Marc Marquez ka ende edhe një vit kontratë me Hondan.