Lorenzo triumfoi në Itali

03 qershor 2018 | 16:03

Piloti i Ducatit, Jorge Lorenzo fitoi garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP.

Piloti spanjoll arriti të dalë i pari në pistën e Mugello, kurse në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Andrea Dolvizioso, ndërsa në vendin e tretë, Valentino Rossi.

Ky është suksesi i 45-të në karrierë për Lorenzo, që e mori kryesimin e garës që në start dhe e ruajti atë deri në fund.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filloi ndeshja miqësore në mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e cila…