Loriana e fiton medaljen e bronztë në Doha
13 janar 2021
| 16:20
Xhudistja Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës medaljen e katërt në Mastersin e xhudos në Doha të Katarit.
Kuka e rrëmbejë medaljen e bronztë, pasi në luftë kryesore e mposhti me Ippon në kategorinë deri 78 kilogramë britaniken Natalie Powell.
Loriana në luftën e parë e mposhti me ippon Sarah-Myriam Mazouzin e Gabonit. Ndërsa në raundin e dytë, Kuka e mposhti francezen Audrey Tcheumeo, por në çerekfinale është mposhtur nga japonezja Shori Hamada. Më pas xhudistja pejane e mposhti kubanezen Kaliema Antomarchi dhe në fund britaniken Natalie Powell.
Medaljen e artë në Doha e fitoi Distria Krasniqi, kurse të bronztat i fituan Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.
(Epoka e re)