
Loriana ia siguron Kosovës edhe një medalje të artë
01 korrik 2022
| 17:51
Kosova e ka siguruar edhe një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.
Të premten ka shkëlqyer xhudistja Loriana Kuka që në finale e mposhti francezen, Chloe Buttigieg në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.