
Loriana kalon pengesën e parë
14 korrik 2019
| 13:23
Xhudistja Loriana Kuka e ka nisur mirë rrugëtimin drejt medaljeve në Grand Prix Budapest 2019.
Loriana në kategorinë deri në 78 kilogramë, e mposhti me IPPON kundërshtaren e parë Fanni Toth nga Hungaria.
Dje (e shtunë), Akil Gjakova e fitoi medaljen e parë, kurse të premten Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medaljet e argjendta, derisa Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje në ketë garë.
/Epoka e re/