Loriana kalon pengesën e parë në Doha
13 janar 2021
| 09:45
Loriana Kuka ka kaluar pengesën e parë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në raundin e parë e mposhti me ippon Sarah-Myriam Mazouzin e Gabonit pas 2:56 minuta luftë.
Në raundin e dytë Kuka do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo, medalisten e argjendtë të Lojërave Olimpike “Rio 2016” dhe të bronztë të “Londra 2012”.