Loriana Kuka e argjendtë në Lojërat Mesdhetare
29 qershor 2018
| 17:22
Xhudistja Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Spanjë.
Në finale Loriana u mposht nga italiania Giorgia Stangherlin, në kategorinë 78 kilogramë, por ia sjell Kosovës medaljen e katërt nga këto lojëra, pasi më herët medaljet e arta i siguruan Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.