Loriana Kuka e argjendtë në Marok, Fationa Kasapi në Kroaci
10 mars 2019
| 18:24
Loriana Kuka ka fituar sot medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos “Marrakech 2019” të Marokut.
Xhudistja e Kosovës pësoi humbje në finale nga gjermania Ana Maria Wagner, kategoria deri në 78 kilogramë. Deri në finale, Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë. Kuka fitoi 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Medalje të argjendtë, të parën në karrierë e ka fituar edhe Fationa Kasapi, në Kupën Evropiane për kadete, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë. Kasapi shënoi pesë fitore me ippon, kategoria -57 kg. Në këtë garë, medalistja e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj, Erza Muminoviq, zurin vendin e shtatë, kategoria -48 kg. Arbër Nikçi u ndal në luftë e parë.