Loriana Kuka e artë në Kupën Evropiane
11 mars 2018
| 18:18
Xhudistja Loriana Kuka (78Kg) ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane që u mbajt në Uster të Zvicrës.
Sporti i Xhudos i ka sjellë edhe një tjetër medalje të Artë Kosovës, sepse Loriana Kuka ka triumfuar në Kupën e Botës në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Ajo për të arritur medaljen e Artë fitoi tre luftëra, fillimisht ndaj holandezes Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me Ippon garuesen belge, Sophie Berger.
Në finale, Loriana ishte më e mirë se francezja, Valentine Marchand, të cilën e mposhti me wazari në sekondat e fundit të ndeshjes.