Loriana Kuka e artë në Tbilisi të Gjeorgjisë

31 mars 2019 | 16:17

Dy medalje të arta në Grand Prixin, i cili u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë është bilanci i dy garuesve nga Kosova.

Sot, Loriana Kuka u ngjit në podium, duke fituar të artën në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Garuesja Kuka në finale mposhti Kliema Antomarchi të Kubës, falë dy ‘waz-ari’. Antomarchi, dy vjet më parë ishte medaliste e bronztë në botërorin e Budapestit.

Në përgjithësi, Loriana fitoi katër luftëra. Medalja e artë i sjell asaj 700 pikë të reja për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Dy ditë më parë, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 106…