Loriana Kuka e artë në Turqi
08 prill 2018
| 16:34
Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Prix në Antalya të Turqisë.
Për ta rrëmbyer të artën Kuka e mposhti xhudisten nga Ukraina, Anastasya Turchin. Në gjysmëfinale, Kuka e kishte mundur xhudisten ruse, Nikiforova, raporton “Gazeta Express”. Loriana është fituese e medaljes së artë në kategorinë -78 kg. Ky ka qenë një fundjavë triumfuese për Kosovën në garat e xhudos, pasi tri vashat tjera, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Fjolla Kelmendi i siguruan vendit medalje në Antalya.