Loriana Kuka e humb luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit
24 mars 2024
| 14:45
Xhudistja Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit.
Ajo ka pësuar humbje nga holandezja Guusje Steenhuis.
Steenhius ishte duke udhëhequr me “Wazzari” por që Kuka e ka marrë edhe dënimin e tretë.
Në ndeshjen e parë, xhudistja e ka mposhtur me “Ippon” kubanezen, Lianet Carbona.
Kuka ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kosova në kryeqytetin e Gjeorgjisë është paraqitur me katër garues. Distria Krasniqi ka arritur rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë.
Laura Fazliu është renditur e pesta, pasi në luftë për medalje të bronztë ka pësuar një lëndim dhe ka humbur.