Loriana Kuka e kalon me sukses raundin e dytë
26 maj 2023
| 13:15
Loriana Kuka ka arritur që me sukses ta kalojë raundin e dytë në “Grand Prix” që po mbahet në Austri.
Xhudistja nga Kosova, në raundin e dytë e mundi xhudisten Anka Pogacnik.
Kuka po garon në kategorinë deri në 70 kilogramë, ndonëse më herët ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në garë gjithashtu sot është edhe Akil Gjakova, i cili ka kaluar në raundin e tretë. /GE