
Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë në Tel Aviv
Loriana Kuka ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit. Xhudistja jonë u mposht në finale me shënim të artë nga sllovenja, Klara Apotekar, në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kuka shënoi tri fitore. Në luftën e parë mundi holandezen Llona Lucassen, në çerekfinale kaloi Aleksandra Babintseva (Rusi), ndërsa në gjysmëfinale mposhti Natalie Poëel (Britani e Madhe).
Loriana fitoi 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Kujtojmë që dy ditë më parë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesen e Lorianës e Majlindës, të cilët falë mjeshtrit të tyre, trajnerit kampion Olimpik, Driton Kuka, po hapërojnë sigurt drejt Lojërave Olimpike Tokyo 2020.