Loriana Kuka kalon pengesën e parë në Kazakistan
12 maj 2024
| 10:11
Loriana Kuka ka nisur me fitore paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Kazakistan.
Loriana Kuka po garon në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa e mposhti kroaten Petrunjela Paviq.
Atë e mposhti me mbajtje, përkatësisht teknikën Osaekomi.
Në xhiron e dytë përballë Loriana Kukës është bartësja e parë, kinezja Zhenzhao Ma.
Loriana Kuka është e vetmja që paraqet Kosovën në këtë garë.