Loriana Kuka, kampione e Evropës
Xhudistja Loriana Kuka është shpallur kampione e Evropës U23, në Gyor të Hungarisë, pas triumfit në finale ndaj gjermanes Christina Faber.
Pas triumfit të Lorianës, trajneri Driton Kuka, ka thënë se kjo medalje është e veçantë për familjen Kuka.
“E veçantë kjo medalje për mua, për familjen Kuka për vëllanë tim Sylën që e kam pasur trajner dhe udhërrëfyes në jetë! Loriana la Zvicrën për Kosovën, erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur përformancën, por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj. Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikë nga familja jonë! Shumë i lumtur për këtë medalje!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, kampion i Evropës është shpallur edhe xhudisti tjetër shqiptar Akil Gjakova.
/Epoka e re/