Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale
29 qershor 2018
| 11:37
Loriana Kuka (-78 kg) e nisi me fitore garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Xhudistja Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje. Loriana në gjysmëfinale takohet me sllovenen, Patricija Brolih.