Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të “European Open”

13 shkurt 2022 | 13:41

Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e “European Open” që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kuka në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.

Kuka ka pasur iniciativën gjatë tërë duelit dhe e mposhti me IPPON kur kishin mbetur edhe disa sekonda.

Kështu, Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinale dhe pret të njoftohet me kundërshtaren e saj të radhës.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, teksa është deklaruar për tensionet…