Loriana Kuka ndalet në çerekfinale të Grand Slamit
23 tetor 2022
| 13:12
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka është ndalur në çerekfinale të Grand Slam-it që po zhvillohet në Abu Dhabi.
Ajo është mposhtur nga nënkampionja e botës, xhudistja kineze Ma Zhenzhao në kategorinë 78 kilogramë.
Tashmë, Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë ku do të përballet me xhudisten italiane Giorgi Stangherlin.