Loriana Kuka në finale në European Open të Sarajevës

13 shkurt 2022 | 15:57

Loriana Kuka (-78 kg) ka arritur në finale në European Open të Sarajevës. Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.

 

Në çerekfinale Loriana mposhti me Ippon edhe holandezen Lieke Derks. Ajo në gjysëmfinale mposhti me Wazaari në vazhdime kroaten, Petrunjela Pavic.

Kuka në finale do të ndeshet me italianen Linda Politi.

 

Sot u ndeshen edhe Arbër Kullashi (-81 kg) Shpati Zekaj (-100 kg). Shpati Zekaj u rendit i 7-ti, ai në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon gjermanin, Daniel Herbst.

Zekaj në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga italiani, Enrico Bergamelli.

 

Pas asaj humbje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me Ippon nga britanezi, Rhys Thompson. Arbër Kullashi u ndal në ndeshjen e parë, ai humbi me Ippon kundër garuesit nga Azerbajxhani, Magerram Imamverdiev.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm, blloku final fillon në ora 16:00:

Rezultatet në linkun:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur shumica e kolegëve të tij shijojnë pensionimin nga futbolli…