Loriana Kuka vetëm një ndeshje larg medaljes së bronztë
26 maj 2023
| 15:12
Loriana Kuka ka arritur që me sukses ta kalojë fazën e parë të repesazhit në Grand Prix të Austrisë.
Xhudistja nga Kosova në luftën e parë për medaljen e bronztë triumfoi përballë suedezes Anna Bernholm.
Kuka është duke garuar në kategorinë deri në 70 kilogramë.
Në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, ajo do të përballet me xhudisten nga Holanda, Hilde Jager.
Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar në fazën e parë të repesazhit, kurse Laura Fazliu në ndeshjen e parë. /Express