Loriana mbetet pa medalje në Budapest
Loriaka Kuka ka mbetur pa medalje nga turneu i xhudos, Grand Prix, pasi i pësoi dy humbje radhazi të dielën në Budapest.
Kuka e lëshoi mundësinë për të luftuar për medalje të artë pasi u mund në çerekfinale nga kubania, Karen Stevenson, dhe më pas edhe rastin për medalje të bronztë pasi humbi në repechage nga portugezja Patricia Sampaio në kategorinë -78 kilogramë.
Vetëm një fitore dhe dy humbje radhazi nënkuptojnë se Kuka rikthehet në Kosovë duar bosh nga Budapesti. 22-vjeçarja e nisi mirë, edhe pse rundin e parë e kaloi pa luftë, duke e mposhtur hungarezen Fanni Toth në rundin e dytë.
Por, ajo u ndal në çerekfinale, për shkak e u mund me ippon nga Stevenson në një luftë të ngushtë, para se të pësonte një humbje tjetër edhe më dëshpëruese që e la atë pa medalje. Patricia Sampaio e mposhtin kosovaren Kuka me ippon pas një lufte të gjatë.
Kosova, megjithatë, nuk rikthehet nga Hungaria duarthatë, pasi Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e fituan nga një të argjendtë të premten, ndërkohë që Akil Gjakova e rrëmbeu të artën të shtunën, në kategoritë e tyre përkatëse. Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka nuk ia dolën kësaj radhe.