Lorik Cana i kthehet futbollit, por jo në Shqipëri
10 shtator 2018
| 18:49
Pavarësisht se ka dhënë “dorëheqje”, Lorik Cana duket se nuk largohet kurrsesi nga ky sport. Së shpejti do të jetë drejtues i një klubi futbolli.
Cana, sipas “Shekullit”, ka folur për “Lalaziosiamonoi” ku është shprehur: “Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy vjetëve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist”, ka thënë Cana.
“Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën ta provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Evropë”, ka shtuar Cana.