Lorik Cana kujton kohën kur ishte larguar nga Marseille

27 prill 2020 | 00:42

Lorik Cana ka rikujtuar bisedën me Didier Deshamp në vitin 2009 kur shqiptari u largua nga Marseille, ndërsa trajneri francez mori drejtimin e skuadrës.

Gjatë një bisedë live me Mourad Aerts dhe De Bono, ish-kapiteni i Shqipërisë ka rrëfyer sesi Deshamps, tashmë trajner i Francës, i kishte thënë se dëshironte ta mbante, ama ai e kishte marrë vendimin për t’u larguar.

“Fola me Deshamps. Më mori në telefon, ndërsa isha i grumbulluar me Kombëtaren. Po përgatitesha për një ndeshje me Portugalinë. Më tha që më llogariste në ekip dhe që më dëshironte vërtetë. Më foli për taktika që do t’i provonim në fushë. I tregova që e kisha marrë vendimin. Isha siguruar që Pape Diof të punonte për të gjetur pasardhësin tim. Dëshironte lojtarë me karakter të fortë si Diauara, Mbia. I mundësova të punonte për atë që do më zëvendësonte. Ishte një çështje burrash”, ka deklaruar Cana.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Tobbis Ellwood (Ish-ministër i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe)…