Lorik Cana në mes legjendave të Marseillet (video)
14 tetor 2021
| 10:58
Mbrëmjen e djeshme u luajt miqësorja midis legjendave të Marseille dhe ekipit të UNICEF ku u mbyll me rezultatin 7-4.
Midis legjendave si Didier Drogba,Ravanelli,Robert Pires,Desailly , Djibril Cisse, Nasri etj, u vu re dhe prezenca e ish-kapitenit së Shqipërisë, Lorik Cana.
Rikujtojmë se Lorik Cana ka luajtur për ekipin francez gjatë viteve 2005-2009, ku madje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.
Cana ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Marseille në atë kohë, ku ka zhvilluar 122 ndeshje dhe ka shënuar 6 herë.