Lorik Cana udhëtoi në një avion me presidentin Macron: Ia mësova këto fjalë shqip, më pyeti për Kosovën

17 tetor 2023 | 17:54

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana udhëtoi me avionin privat presidencial së bashku me presidentin Emmanuel Macron të hënën nga Parisi për në Tiranë.

Cana, në një deklarim për Opinion, tha dje se ai ia mësoi presidentit francez t’i lexonte disa fjalë në gjuhën shqipe. Tha se gjatë udhëtimit me avion me Macron, të dy kanë folur për lidhjen mes Shqipërisë dhe Francës, rreth aktiviteteve të tij pas futbollit, rreth gjuhës shqipe dhe për Kosovën.

“Një eksperiencë e jashtëzakonshme”, tha Cana. “[Macron] është një fans i çmendur i futbollit dhe e kemi një të përbashkët me të: ne të dy jemi tifoz të Marsejës”.

“Folëm tema të ndryshme. Folëm për gjuhën shqiptare sepse ishte kurioz sesa e vjetër dhe e vështirë ishte gjuha jonë. Folëm pak edhe për Kosovën, ishte shumë kurioz se çka po ndodhë në Kosovë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB sot mbajti takimin e rregullt të…