Los Angeles Lakers thellon epërsinë në finale përballë Miami Heat

07 tetor 2020 | 11:02

Los Angeles Lakers e ka thelluar epërsinë ndaj Miami Heat në përballjen e katërt që u zhvillua në orët e para të ditës së sotme (e enjte).

Lakers fituan me rezultat 102-96, që i bije se ata tashmë kanë tri fitore, me Heat që ka vetëm një. Rezultati momental Lakers-Miami, 3:1, ndërsa janë të planifikuara të zhvillohen shtatë ndeshje. Por edhe një fitore e radhës i nevoitet Lakers për tu shpallur kampion ne NBA.

LeBron James ishte sërish ylli i kësaj mbrëmje dhe janë vetëm një fitore larg triumfit të madh në NBA.

Ylli i Lakers arriti të realizojë double-double prej 28 pikësh dhe 12 kërcime dhe tetë asistime.

Paraqitje solide pati edhe Anthony Davis, i cili realizoi 22 pikë, 9 kërcime dhe katër asistime.

Jimmy Butler e mbylli ndeshjen me double-double (22 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime), por pa mundur të bëjë diçka më shumë.

Kujtojmë se La Lakers është vetëm një fitore larg për triumfin e madh në NBA, e që Miami Heat nuk gjasa t’i ndalë kundërshtarët në këtë triumf.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar që “kuletat” e partive…