
Lot dhe emocione, Marcelo largohet nga Reali
13 qershor 2022
| 14:24
15 vite në Madrid, një histori e gjallë suksesi dhe besnikëri. Mes lotësh, në një ceremoni të veçantë, Marcelo largohet nga Real Madrid si një lojtar i lirë për të nisur një tjetër aventurë.
“Falënderojë të gjithë, nga shokët e mi te trajnerët, por dhe të gjithë ata që kam punuar në këto vite. Kur u largova nga Brazili kisha në mendje vetëm Ligën e Kampionëve. Sot largohet si lojtari me më shumë tituj të fituar në klubin më të madh në botë”, ka thënë Marcelo.