Lot, emocione dhe dukje joshëse e Jennifer Lopez
06 qershor 2022
| 12:05
Në ndarjen e çmimeve MTV Film & TV të së dielës, Jennifer Lopez u nderua me “Generation Award” (çmimi i gjeneratës i cili nderon aktorët, kontributet e larmishme të të cilëve si në film ashtu edhe në televizion).
52 vjeçarja u emocionua dhe përfundoi në lot gjatë fjalimit falënderues. Ajo përfundoi fjalimin me një mesazh për të fejuarin e saj Ben Affleck, i cili nuk ishte i pranishëm.
“Më prit të ha darkë, do të kthehem në shtëpi në orën shtatë”, ishte porosia e Lopez per Afleck.
Si zakonisht, dukja e saj mori vëmendje dhe ishte e shumëpërfolur në media.