LOTI I ATDHETARIT

20 korrik 2019 | 14:50

Shkruan: Naim Lushi

Pak kush e kupton, edhe më pak e ndjejnë. Pa kaluar nëpër rrugët e tij, se ndjenë dot peshën e atij loti. Aty në një pikë të vetme që rrjedhë është e tërë historia e përvuajtur e një kombi të shtypur, e një vendi të shkelur nga qizme formash të ndryshme robërie. Aty është gjaku i derdhur, vaji i nënave, motrave e grave, shpresa e mbytur e fëmijëve bonjak. E nga syri i atdhetarit tonë të pashembullt, aty është gjaku i Luanit, Shkelzenit e Enverit, gjaku i mijëra luftëtarëve që ishin bashkuar me të nën armë. Aty është ëndrra e vrarë, për 20 vite besim e shpresë për vendin, e cila tashme po lëngon në shtratin e saj duke kërkuar ilaqin dinjitet që po ja heqin sërish.

Aty është rrugëtimi i synuar drejt kombeve të barabarta, që me heshtje e servilizëm ishte futur në qorrsokak të gjatë 20 vjeqar, është frika e rizgjimit të qakejve e hienave që po rrinë gatitu për tu hedhur në gjah e për ta shqyer copash këtë tokë të lashtë e të pa terur nga gjaku i kulluar bijësh e bijash të nënave shqipëtare.

Jo të gjithë mund ta ndjejnë këtë. Kjo është  e kuptueshme, sepse jo të gjithë kanë lot të akumuluar brenda shpirtit, nga fatet e dhëmbshme të vendit dhe të popullit tonë.

Po lexoj postime nga disa prej atyre që i thonë vetit intelektual dhe, po më vie keq për ta. Aq keq sa ndonjëherë po e harroj lotin e Atdhetarit. Po e harroj sepse katandia e tyre është mjerim, e mjerimi është gjendja më ë rëndë për tu mëshiruar. Mjerimi është gjendja më e përafërt me vdekjen, e të vdekurit zakonisht nuk shahen, sidomos jo në traditen tonë. Pavarësisht nga ajo që dijmë për ta e që smund tua harrojmë.

Por të kthehemi sërish tek Atdhetari ynë i pathyeshëm dhe i përvuajtur, tek ai që po kthehet në një Moisi të popullit dhe Atdheut tonë, që përmes vuajtjes dhe sakrificës personale, po mer përdore fatin tonë të përgjithshem për ta nxjerrë në dritën shkelqyese të së ardhmes së ndritshme e të sigurt.

Ai po niset në një mision, po vazhdon një rrugë, rrugën e tij, të amanetit të tij nga atdhetarët e brezave e shekujve. Rrugën e vetflijimit për jetën e Atdheut dhe të Kombit.

Nga lotët e tij do të shkreptijnë rrufetë e vdekjës së tradhëtisë e do të lindin shpresat e pavdekësisë së Atdheut e të Kombit tonë të lashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një fotografi…