Louise Gluck fiton Çmimin Nobel për Letërsi
Poetja amerikane, Louise Gluck, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020.
Komiteti i Nobelit tha në vendimin e tij se “zëri i saj i pagabueshëm poetik e bën ekzistencën individuale universale”.
Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh.
”Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.
”Çmimi i vajti Gluckut si një surprizë, por i mirëpritur, për aq sa mund të them”, tha sekretari i Akademisë suedeze të Shkencave, Mats Malm, disa minuta pasi telefonoi poeten amerikane.
Çmimi i jepet personit që “ka prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”, shkruan BBC.
Vitin e kaluar Çmimi Nobel në Letërsi iu nda shkrimtarit austriak, Peter Handke, por ky vendim kishte ngjallur kritika të shumta.