“Love Island” nën moderimin e Luana Vjollcës, do të nisë më shpejt seç mendoni

05 qershor 2023 | 14:35

“Love Island” (“Ishulli i dashurisë”), nën moderimin e Luana Vjollcës, do të nisë transmetimin në TV Klan më shpejt seç mendoni.

“Jeni gati për t’u zhytur në një sezon veror të mbushur me dashuri? Siç edhe vetë ju kërkuat, një surprizë e madhe ju pret në 10 qershor,” shkruhet në faqen e Instagramit të “Love Island Albania”.

Formula e programit është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Anabel mëson se konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në rezortin Green Coast në Palasë.

Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para.

Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mashkull nga Hajvalia është raportuar i zhdukur të shtunën…