Low: Humbje e turpshme, ishim të shpërqendruar

01 prill 2021 | 14:39

“Mendoj që kundër Maqedonisë ishim shumë të lodhur për të bërë një ndeshje të mirë. Në sulmet tona mungoi freskia dhe kjo u pa qartë”, ka thënë pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, Joachim Low, trajner i Gjermanisë.

“E theksova edhe në konferencën për shtyp që luajmë ndaj një kundërshtari i cili është pjesë e Evropianit. Aty nuk ka skuadra të vogla. Lojtarët e tyre janë me eksperiencë dhe ishte pikërisht një nga lojtarët më të mirë që kanë (Pandev), ai që shënoi golin e parë. Gjithsesi, duhet të kishim bërë më shumë. Bëmë me të vërtetë shumë gabime. Nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe kjo ia bëri më të lehtë kundërshtarit i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë shpërqendrimet tona”, ka shtuar Low.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është…