Low: Ja pse nuk e ftova Boatengun

11 nëntor 2018 | 12:33

Në dy ndeshjet e radhës së Gjermanisë, Joakim Low la jashtë grumbullimit në mënyrë surprizë Jerome Boatengun. Dhe në pushimin e ndeshjes Dortmund-Bayern, trajneri i kombëtares sqaroi për “Sky” vendimin e tij.

“I thashë që të merrte një pushim. Është e rëndësishme që ai të rikthehet 100% i gatshëm përsëri”.

“Pancerat” do të luajnë kundër Rusisë dhe Holandës edhe pa portierin Mark-Andre Ter Stegen. Ndërsa i pyetur edhe për mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Mario Gotzes në kombëtare, Low ka deklaruar: “Një ftesë tani do të ishte shumë shpejt. Ai ka nevojë për faza më të gjata që të jetë konstant. Vetëm atëherë do të rikthehet një temë për ta diskutuar”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat…