Low: Kemi shumë punë për të bërë

03 qershor 2018 | 13:01

Skuadra e Gjermanisë humbi në testin e parafundit miqësor përpara se të udhëtojë në Rusi me datë 14 qershor.

Trajneri Joachim Low kishte hedhur në fushë formacionin më të mirë dhe pse me disa mungesa kryesore si Hummels, Boateng, Kroos dhe Muller. Pjesa tjetër e skuadrës ishte e plotë. Në portë Low i besoi Manuel Neuerit që u rikthye pas një periudhe shumë të gjatë jashtë fushës. Ai zhvilloi një paraqitje bindëse dhe pse pësoi dy gola që mund të bënte shumë pak për t’i evituar. Mbrojtja ishte reparti që shfaqi më shumë probleme, kjo dhe falë mungesave.

Por edhe mesfusha nuk ishte në ditën e saj më të mirë. Low ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, duke deklaruar: “Humbja më mërzit disi, pasi nuk bëmë asgjë për gjërat që kishim punuar gjatë javës me skuadrën. Në pjesën e parë luajtëm të disiplinuar dhe me rregull. Po më pas ramë në fushë të lagur dhe nuk po bënim shumë. Ne lamë Austrinë të kromonte dhe të gjuante në portë. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh trajneri.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Agjencisë Evropiane për Ruajtjen e Kufijve (Frontex) ka…