Low: Ndeshja me Anglinë, ndryshe nga ajo me Hungarinë

24 qershor 2021 | 14:14

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë.

Gjermania me barazimin ndaj Hungarisë u kualifikua në fazën e 1/16, aty ku do takohet me Anglinë. Low ka thënë se me Anglinë do pret një ndeshje shumë të hapur.

“Hungaria e parkoi autobusin, me të gjithë prapa topit, duke hyrë në çdo duel dhe kundër Anglisë do jetë ndeshje totalisht ndryshe. Ata luajnë në shtëpi, ata duan të sulmojnë dhe do jetë ndeshje e hapur”, ka thënë Low.

“Duhet të përmirësohemi, duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos në disa pjesë. Nuk duhet të përsërisim gabimet. Ndaj Anglisë do jetë ndryshe dhe jemi duke shikuar përpara”, ka shtuar Low.

Ndërkohë, ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë zhvillohet të martën në “Wembley”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Zatriq, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi…