Low: Përjashtimi i Boatengut, Mullerit dhe Hummelsit, i vështirë
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka folur në lidhje me vendimin e tij të vështirë për ta përjashtuar nga skuadra Jerome Boateng, Thomas Muller dhe Mats Hummels.
Ai ka treguar se si e ka përjetuar atë periudhë në aspektin personal dhe emocional në një intervistë për “Sportbuzzer”.
“Ishte një ditë shumë e vështirë që më shkaktoi shumë mërzi. Jam shumë i lidhur emocionalisht me këta tre lojtarë. Fitimi i Kupës së Botës gjithmonë do të na mbajë të lidhur me njëri-tjetrin. Ne duam të krijojmë hapësira për futbollistët që ne besojmë se do të jenë e ardhmja e Gjermanisë, por është e qartë se kemi nevojë dhe për futbollistë me përvojë si Neuer, Kroos, Reus dhe Gundogan për ta luajtur rolin e liderit”, ka thënë trajneri i Gjermanisë para ndeshjeve ndaj Holandës dhe Irlandës së Veriut.