Lowi, gati ta rikthejë në kombëtare yllin e Bayernit
Botërori Rusi 2018 ishte shumë i dobët për Gjermaninë. Katër herë kampionët e botës, dështuan që në fazën e grupeve dhe Joachim Low vendosi të bënte një rinovim në kombëtare.
Emrave si Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Matts Hummels, iu komunikua që nuk do të ftoheshin më në ndeshjet e kombëtares gjermane.
Vendimi i trajnerit Low krijoi polemika, teksa palët u ndanë në kampe: pro këtij vendimi dhe kundër. Kohë e gjatë ka kaluar prej atij momenti dhe Low duket sikur ka vendosur të tërhiqet për njërin nga lojtarët.
Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili po kalon një rini të dytë që prej çastit që në pankinën e Bayern Munchen u ul Hans-Dieter Flick.
Performancat pozitive të 31-vjeçarit i kanë bërë përshtypje Low. “Bild” raporton se trajneri po mendon seriozisht t’i dërgojë një ftesë sulmuesit për duelet e muajit mars. “Pancerat” do të luajnë tre ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 muajin e ardhshëm: konkretisht kundër Islandës, Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut.