Lowi kërkohet nga klubi i madh  

25 mars 2021 | 15:11

Drejtuesit e skuadrës nga Turqia, Fenerbahçe po e dëshirojnë për trajner Joachim Loewin, i cili aktualisht është përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë.

“Bild” ka raportuar të enjten se te Fenerbahçe janë të bindur se mund ta bindin Loewin për ta marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Loew ka bërë të ditur se do të largohet nga Gjermania pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe te Fenerbahçe po besojnë se trajneri gjerman është i gatshëm të punoj në nivel klubesh.

Në fakt, Loew ka qenë trajner i skuadrës turke por në edicionin 1998/99 kurse në krye të Gjermanisë është prej vitit 2006.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…