Lowi: Koha ime te Gjermania po përfundon
10 dhjetor 2018
| 11:23
Joachim Low është trajner i Gjermanisë që nga viti 2006, kombëtare të cilën e dërgoi në majën e botës në vitin 2014.
58-vjeçari ka paralajmëruar se koha e tij si trajner i Gjermanisë është duke përfunduar, kurse mundësinë për ta marrë drejtimin e Real Madridit e ka quajtur si sfidë për çdo trajner.
“Ka kaluar pjesa më e madhe e kohës sime si trajner i Gjermanisë. Vjen një moment kur duhet të mendosh se çfarë do të bësh më vonë. Unë vazhdoj të jem i interesuar për të drejtuar një klub dhe mendoj se mund ta bëj një gjë të tillë jashtë Gjermanisë. Reali i Madridit? Është një klub interesant për çdo trajner…”, ka thënë Low.