Lowi: Neueri është numër 1, Ter Stegen mbron në miqësore
04 tetor 2019
| 21:28
Trajneri Joachim Low ka folur për temën e shumëpërfolur në mes të dy portierëve, Manuel Neuer dhe Marc Andre Ter Stegen.
Javën e fundit ka pasur shumë debat se cili portier duhet të jetë titullar te Kombëtarja e Gjermanisë. Megjithatë, trajneri i Gjermanisë, Low, ka konfirmuar se Neueri do të jetë numri 1 i kombëtares.
“Së bashku me trajnerin e portierëve Andreas Kopke kemi vendosur që Marc të luajë në Dortmund dhe Manu në Tallinn. Ne e kemi diskutuar me të dy lojtarët këtë. Kam konfirmuar shumë herë se Manuel Neueri është kapiteni ynë dhe numri 1 në Kampionatin Evropian për sa kohë që nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri i Gjermanisë”, ka thënë Low.