Lowi: Nuk e meritonim humbjen ndaj Francës
Joachim Low ishte shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes ndaj Francës (2-1).
Trajneri i Gjermanisë mendon se skuadra e tij zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe meritonte të dilte me pikë nga Parisi. Sipas Lowit, nëse lojtarët do të ishin treguar më të saktë përpara portës në pjesën e parë, atëherë rezultati do të kishte qenë ndryshe.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Nuk duhet të ishte kështu. Ishim në lartësinë e duhur, humbja nuk ishte e merituar për atë çfarë treguam. Nuk u shpërblyem për lojën e mirë që bëmë”, ka thënë Lowi.
“Ishte e rëndësishme të kryenim disa ndryshime. Nuk i lamë shumë hapësira kundërshtarit që e kishte të vështirë të na sulmonte. Kështu duhet të luajmë edhe në të ardhmen. Humbja me Holandën na ka kushtuar shumë, ndaj ishte e rëndësishme të jepnin një sinjal pozitiv. Lojtarët e rinj treguan se mund të luajnë në ndeshje të tilla, ndaj aktivizimi i tyre ishte i rëndësishëm”, ka deklaruar Lowi.
Lowi bëri edhe një koment në lidhje me penalltinë e dhënë në favor të francezëve: “Kur sheh pamjet filmime, mund ta dallosh që nuk është penallti”. Tekniku zbuloi edhe një detaj të veçantë pas ndeshjes. “I gjithë delegacioni i federatës erdhi në dhomat e zhveshjes për të na komplimentuar për lojën e zhvilluar”.