Lowi nuk largohet nga Gjermania
03 korrik 2018
| 15:30
Kur të gjithë prisnin shkarkimin e Joachim Lowit, “Sport Bild” ka publikuar një lajm ekskluziv ku thuhet se tekniku do të vazhdojë të jetë pjesë e “panzerave” pavarësisht zhgënjimit në këtë Botëror.
Ky vendim është marrë nga vetë Low, i cili do të respektojë kontratën që i skadon në vitin 2022, ku do të marrë përsipër t’i rikthejë nderin Gjermanisë. Tifozët gjermanë nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, pasi sipas tyre Low duhet të largohet nga kombëtarja.