Lowi refuzon Realin
01 qershor 2018
| 16:58
Joachim Low ka përjashtuar mundësinë që të jetë pasardhës i Zinedine Zidane në skuadrën e Real Madridit.
Pas largimit të tij nga Reali shumë emra trajnerësh u përfolën si të mundshëm për ta zëvendësuar francezin, ku njëri ndër ta ishte Joachim Low. Por, pakoja e trajnerëve të mundshëm për të marrë përsipër rolin e Zidanet në Real Madrid është bërë më e vogël. Kjo pasi Low, trajneri i ekipit kombëtar gjerman të futbollit, e përjashtoi veten nga garat të premten në mëngjes.
“Unë absolutisht e përjashtoj këtë mundësi. Për mua kjo nuk është një çështje, pasi unë jam tani në Kupën e Botës. Jam i sigurt se Reali do të gjejnë një pasues të mirë për Zidanen”, ka thënë Low.