Lowi tregon se kush është portieri i parë në Gjermani
Gjermania do të nisë kualifikueset për “Euro 2020” në sfidën ndaj Holandës në transfertë, teksa së fundmi trajneri Joachim Low bëri të ditur edhe të grumbulluarit për sfidën ndaj tulipanëve, si dhe miqësoren ndaj Serbisë.
Numri një i stolit gjerman, përveç listës, u pyet edhe për rivalitetin mes Neuerit dhe Ter Stegen. Ky i fundit po tregon një formë të shkëlqyer me Barcelonën, ndryshe nga Neueri, i cili prej kohësh nuk është më i njëjti.
Gjithsesi, Lowi, duket se e ka të qartë zgjedhjen e parë për portën. Pavarësisht formës së jashtëzakonshme që Ter Stegen po kalon, Manuel Neuer mbetet zgjedhje e parë sipas trajnerit Low.
“Ter Stegen është një portier me aftësi të jashtëzakonshme, por Manuel Neuer mbetet zgjedhja e parë për kombëtaren gjermane”, u përgjigj shkurt Lowi.