
Lowi zbulon numrin 10 te Gjermania
04 shtator 2018
| 21:40
Gjermania ka nisur të riformatohet pas dështimit që ata patën në Kupën e Botës.
Trajneri Joachim Low qëndroi, por pati nga ata që u larguan për shkak të presionit. Një ndër ta ishte edhe Mesut Ozil, i cili u vendos në qendër të kritikave për eleminimin.
Fanella me numër 10 është bosh. Lowi ka menduar që t’ia lërë atë talentit të Bajer Leverkusenit, Julian Brandt. 22-vjeçari u shpreh mjaft i lumtur për këtë vendim.
“Numri 10 ka një rëndësi të madhe në futboll, ashtu si në kombëtaren gjermane. Do të mundohem të jap më të mirën”, u shpreh mesfushori. Gjermania do të luajë me Francën ditën e enjte, në datën 6 shtator.