LSI s’e njeh Bashën kryetar të PD-së dhe reagon për herë të parë për koalicionin me Berishën

31 janar 2022 | 15:39

Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk e njeh Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Në reagimin e parë, pasi Sali Berisha shpalli koalicionin me këtë forcë politike, LSI deklaron se do të jenë “të gjithë bashkë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë” thotë LSI.

Por çfarë tha Sali Berisha?

Ditën e sotme ish-kryeministri pasi prezantoi kandidatët për 6 bashkitë konfirmoi aleancën me LSI-në. “Pa diskutim LSI do të jetë. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Jemi në negociata edhe me parti të tjera. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” tha ai.

Por si reagoi Lulzim Basha?

Partia Demokratike frontin Berisha-Kryemadhi e cilësoi, “koalicioni non grata”.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën. Berisha në zgjedhje me Kryemadhin, PD: Koalicioni non grata s’do e mbajë Shqipërinë në vendnumëro”, shkruan PD.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Ibrahimi ka treguar se për të tejkaluar krizën…