Luajti me 12 lojtarë në fushë, Gjykata Sportive vendos për Bayernin

08 prill 2022 | 15:10

Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit ka refuzuar apelimin e bërë nga Freiburg për të fituar në tavolinë ndeshjen kundër Bayern Munchen, një ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 4-1.

Bavarezët ishin për 18 sekonda me 12 lojtarë në fushën e blertë, pasi Sabitzer hyri në minutën e 84-t hyri në fushë, ndërkohë që Coman ende nuk kishte dalë.

Përpjekjet e tyre për të bërë lojën të riluhet ose rezultati të bëhet i pavlefshëm janë hedhur poshtë nga gjykata. Stephan Oberholz, kryetar i gjykatës sportive të DFB, u shpreh se fajtor është arbitri i cili filloi ndeshjen pa kontrolluar numrin e lojtarëve.

“Së pari, ne supozojmë se të gjithë lojtarët e FC Bayern kishin të drejtë të luanin.
Pavarësisht nga kjo, kontributi më i vogël në rastin më të mirë ndaj sjelljes së keqe të Bayernit, i cili është dytësor ndaj atij të gjyqtarëve, është gjithashtu i pamjaftueshëm nga pikëpamja e proporcionalitetit për të justifikuar pasojat e rënda ligjore të një rivlerësimi të lojës”.

Ai shtoi për rolin e luajtur në konfuzionin e zyrtarëve të caktuar të ndeshjes: “Ata nuk e përmbushën detyrimin e tyre për të kontrolluar numrin e lojtarëve. Në fund, arbitri vazhdoi ndeshjen pa kontrolluar sërish numrin e lejuar të lojtarëve”.

Me të konfirmuar se rezultati ndaj Freiburgut do të qëndrojë, Bayern ruan epërsinë e tij prej nëntë pikësh në krye të tabelës së Bundesligës. Ata kanë vetëm gjashtë ndeshje për të luajtur këtë sezon dhe kanë hapur një avantazh të madh ndaj Borussia Dortmundit të vendit të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar kërkesën e Komunës së…