Luajti për 50 vite me radhë, në fund fitoi xhekpotin
24 gusht 2020
| 16:35
Një banor i Red Hillit, Kuinsllend, Australi, fitoi xhekpotin falë kombinimit që familja ka luajtur për më shumë se 50 vite.
Xhekpoti kushton mbi 700.000 dollarë australianë. Fatlumi bleu biletën e lotarisë për shortin e së hënës, 17 gusht. Ai hyri në numrat e zakonshëm të lotarisë dhe për herë të parë në 50 vite i qëlloi ato.
“Këto janë disa nga datat e lindjes së njerëzve në familjen time dhe numra të tjerë”, tha fituesi i lumtur. Ai nuk tregoi se si do t’i shpenzonte paratë.
Më parë, banor i qytetit Rokhampton, gjithashtu në shtetin fqinj Kuisland mori shpërblimin prej mbi 300.000 dollarë australian, ndërsa hyri në numrat me të cilët ai mori pjesë në atë lotari për 40 vite.